Arritjet akademike

Ka shumë diskutime mbi edukimin në institucione publike apo private, edhe jashtë Kosovës. Shumë prindër jashtë vendit që investojnë në edukimin privat, kërkojnë kolegje në “Top List” dhe e fillojnë me ato që janë në majë të listës. Kjo për vetë faktin se këto kolegje kanë kualifikime shumë të forta akademike dhe përgatisin studentëekselentë që jo vetëm fitojnë aplikimet në universitetet mëtë njohura por përfitojnë disa aftësi që studentët e kolegjeve të tjera nuk mundin t’i zhvillojnë.

Puna në grup dhe zhvillimi personal

Nxënësit në kolegjet private përfitojnë nga klasat e vogla dhe orët më të zgjatura të mësimit ku shumica e kohës është e shpenzuar në praninë e të rriturve të cilët kanë si qëllim kryesor zhvillimin dhe mirë-edukimin e fëmijëve tuaj. Kjo bëhet përmes klubeve të aktiviteteve jashtë-shkollore të supervizuara, mbështetje e mëtejshme jashtë orës së mësimit në detyrat që kanë marrë apo thjesht kohë e kaluar me to pas mësimit. Me një gamë të gjerë alternativash të aktiviteteve jashtë-shkollore, nxënësit kanë mundësinë të zhvillojnë shumë aftësi në: sporte, fushat artistike/krijuese, përkujdesje, dedikim dhe arritje personale. Puna në grup mprehet akoma më tej në ekipet e sportit dhe shfaqjet teatrale që krijohen në këto kolegje.

“Soft Skills”

Aftësitë e sipërpërmendura përfshijnë aftësitë për të bashkëbiseduar me persona të të gjitha moshave, nacionaliteteve dhe i jep nxënësit disa njohuri të përgjithshme për t’i bërë folës të mirë, të shkëlqyer në punën në grup dhe ajo që është më e rëndësishme një ndjenjë vetë-besimi dhe misioni/qëllimi kur dalin nga bankat e shkollës.

 

Arti i bashkëbisedimit

Të gjithë nxënësit pavarësisht degës që duan të ndjekin,
marrin leksione në lëndë të ndryshme jo vetëm
akademike por edhe artistike/kulturore për të siguruar
zhvillimin e nxënësve të mirë-edukuar, të gjithëditur në
fusha të ndryshme e që dinë të flasin për tema të
ndryshme me të gjithë njerëzit që njohin.

 

Kolegjet Private
Përgatisin jo
Vetëm Profesionistë të
Ardhshëm por
Qytetarët e Botës”

 

Vetëbesim dhe krijimi i rrjeteve shoqërore

Në kolegjet private kultivohet ekselenca akademike dhe
rritet vetëbesimi i nxënësve dhe aftësitë të tyre akademike.
Njëkohësisht të tilla kolegje frekuentohen nga fëmijë të
elitës globale, duke krijuar kështu ndërlidhje dhe një rrjet
kontaktesh të cilët mund të shërbejnë si alternativa
punësimi (në punët më të mira) në të ardhmen për nxënësit.
Këto faktorë të sipërpërmendur tregojnë për vlerën e
vërtetë të këtyre kolegjeve të jashtëzakonshëm.