Rëndsia e Esesë.

Nuk ka një kohë fikse që mund të konsiderohet më e mira për fillimin e shkrimit të letrës së aplikimit në universitet.  Megjithatë, ka një kohë të mirë për të filluar të mendosh për idetë apo historitë personale për të cilat do të shkruash- ajo kohë është tani. Këtu tek LEA EDUCATION ne punojmë së bashku me studentët në të gjitha fazat e aplikimit përfshirë këtu edhe shkrimini ose më mirë orientimin e letrës së motivimit që është pjesë thelbësore e aplikimit dhe pranimit në institucionet jashtë vendit. Nga eksperienca, vëmë re që studentët fokusohen më shumë në fjalorin që përdorin sesa në thelbin dhe qëllimin që mbart letra e movitimit. Flit për veten! Flit thjesht dhe me llogjikë të asaj që përfaqëson jetën tënde akademike dhe personale. Fokusi duhet të jetë te qëllimi i studentit në lidhje me degën që ndjek, lidhja që ka me këte degë dhe cilat janë qëllimet me mbarimin e kësaj dege, të gjitha këto të mirë mbështetura me elementë konkretë dhe realë nga eksperienca e tij akademike dhe personale. Një analizë e vetes të asaj që kanë mësuar deri më sot, të asaj që presin të thellojnë dhe të asaj që presin të aplikojnë në tregun e punës më vonë. Flit thjesht dhe me rrjedhë llogjike> Mos harro flit për veten! Aplikimi në universitet kërkon energji të shumta emocionale dhe mendore, pavarësisht se sa I vendosur dhe I motivuar është një student për të shkëlqyer.  Ka shumë pritshmëri prej prindërve, krahasime me moshatarët dhe presione individuale që e bëjnë të gjithë situatën “mbytëse”. Por, sa më shumë kohë t’i japin studentët gjithçkaje, duke filluar më herët, aq më shumë gjasa ka që të bëjnë një aplikim të suksesshëm dhe të mirë. Përfundimi ynë është që studentët që punojnë më fort për të realizuar disa etapa thelbësore të aplikimit shumë më përpara, e kanë më të thjeshtë më pas në periudhën e aplikimit.

Shumë studentë përbal len me një bl lokim në ide kur vjen puna e të shkruar i t mbi veten dhe përgjatë vi teve ne kemi zhvi l luar disa st rategj i të lehta për të lehtësuar r r jedhjen e ideve. Më poshtë keni disa këshilla:

  • Rreshto pesë mbiemra – që shokët/shoqet përdorin për të përshkruar ty. Përkrah secilit mendo për një histori/ndodhi nga jeta që të lidh me atë mbiemër dhe kontrollo nëse ndonjëra prej tyre tregon për diçka unike dhe shfaq një anë të veçantë tënden.

  • Shkruaj pa ndalim – Thjesht fillo së shkruari. Bëj “nxehjen” për 20 minuta dhe jepi mendimeve kohë të formohen. Për shumë kjo ka funksionuar si mënyrë ideale për të çliruar mendimet e tyre.

  • Shkruaj nga pak – dhe mendo me qëllimin e shkruarjes së një historie. Eseja e aplikimit duhet t’I tregojë pranuesve të aplikimit kush jeni ju, pa I zbuluar pjesë nga CV-ja apo të aplikimit tuaj. Esetë më të mira janë ato të thjeshtat e që përshkruajnë momente kuptimplota.

  • Lexo dhe dëgjo ese personale -Seritë e Radios Kombëtare Amerikane “This I Believe” kanë histori personale fantastike të personave të njohur dhe të
    panjohur që mund të dëgjohen si podcast-e. Seritë “The Best American Essay” janë një burim tjetër shumë I mirë për t’I dhënë rrugë mendimve tuaja dhe në këtë link do gjeni disa ese të tjera shumë të mira të gazetës New York times.

Recent Posts

Recent Posts

Informohuni për evente, kurse dhe mundësit e studimit jashtë vendit duke u regjistruar ne buletinin e informacioneve

Become Part of LEA EDUCATION to Further Your Career.