1. Hapi i parë

Planifikim

Takim me konsulentët tanë rreth studimeve, planet dhe buxhetet.

Application

2. Hapi i dytë

Përzgjedhja

Përzgjedhja e kolegjit apo universitetit të duhur dhe të përshtatshëm për studentin.

Review Process

3. Hapi i tretë

IELTS DHE TOEFL

Përgatitja e një plani mësimor të posaçëm për certifikimin gjuhësor në kohë të shkurtër dhe të suksseshme në përputhje me kriteret për pranim nga institucioni arsimor që ju keni përzgjedhur. Pasi që për studimet jashtë vendit gjuha Angleze është e domosdoshme dhe se të gjithë studentët i nënshtrohen testit IELTS dhe TOEFL ku në bazë të pikëve Universitetet vlerësojnë pranimin apo anulimin e aplikimit të studentve, ne përgadisim kandidatët tanë me Kurse profesionale dhe të përgaditura enkas për këto teste.

Success

4. Hapi i katërt

Aplikimi për vizë.

Vendimi për të investuar në studime jashtë vendit me ne kthehet fare lehtë në realitet, pasi do të marrësh gjithë informacionin e nevojshëm për procedurat dhe procesin e vizës së studentit. Ne jemi këtu për të lehtësuar stresin dhe vështirësite në aplikimin për vizë. Vizat lëshohen nga ambasadat e destinacioneve në të cilat do të udhëtoni dhe për të marrë një të tillë nevojitet të përgatitet ajo që ne e quajmë “Dosja e Ambasadës”. Shumë prej ambasadave kërkojnë që dokumentat të cilat dorëzohen në mbështetje të vizës të përkthehen në gjuhën Angleze.

Sikundër dhe praktika ka treguar, shumë pak nga qytetarët shqiptarë dinë sesi të plotësojnë dhe përgatisin sic duhet dokumentaconin për vizë. Pavarësisht se faqet e internetit të ambasadave publikojnë një listë të dokumentave që duhet të plotësohen, një sërë pyetjesh lindin me rregjistrimin, plotësimin dhe përgatitjen e dokumentave. Egzistojnë disa rregulla përsa lidhet me plotësimin e formave të aplikimit për vizë dhe përkthimin e tyre në gjuhën Angleze ose cdo gjuhe tjetër të përcaktuar. Ekzekutimi i saktë i të gjitha dokumentave të nevojshëm dhe dorëzimi i tyre në kohë në ambasadë është kyc për marrjen e vizës. Mos harro që vendimmarrja me lëshimin e cfarëdo lloj tipi vize që ju aplikoni varet vetëm nga Ambasada në të cilën aplikoni!

Mosplotësimi i saktë i aplikimit ose mungesa e dokumentacionit të nevojshëm, mund të cojë në refuzim të vizës. Ndaj dhe ne ju këshillojmë të kontaktoni specialistët tanë të cilët me shumë kënaqësi do t’ju tregojnë se cilat hapa dhe dokumenta nevojiten për t’u përgatitur, përkthimin e dokumentacionit në gjuhën Angleze, plotësimin e formularëve të vizës, shembull intervistimi, nëse ky i fundit kërkohet nga ambasada. LEA Education ofron konsulencë për vizë studentore dhe siguron që informacioni që ju merrni të jetë i azhornuar dhe në përputhje me kriteret dhe kushtet e përcaktuara nga autoritetet e vendeve përkatëse. Ju mirëpresim në zyrën tonë në Prishtinë!

Apply Below!

 Plotësoni Aplikacionin dhe dërgoni kërkesën për konsultime që ofrohen falas!

Become Part of LEA Education to Further Your Career.