Si të marrësh rezultate të larta në Provime?

  • Merrni pjesë në leksione konsultimi (përsëritje) – Zakonisht profesorët organizojnë 1 ose 2 orë leksion përgatitor për provimet. Duke qenë se gjatë këtij leksioni, ata ju informojnë mbi konceptet kryesore që do të jenë pjesë e provimit, modele pyetjesh apo ushtrimesh, do të ishte mirë të ishit present, kjo mund t’ju ndihmojë në përsëritjen e lëndës.

  • Praktikohuni me testet e mëparshme (past exams) – Practice makes perfect! Zgjidhni teza të dhëna vitet e mëparshme nga profesorët tuaj, pasi do të mund të përsërisni kapitujt dhe konceptet e lëndës, identifikoni mangësi apo probleme gjatë zgjidhjes, etj.

  • Mos studioni në periudha të gjata kohore – Studimet kanë treguar se truri i njeriut mund të qëndrojë i përqendruar deri në 40 minuta. Pra, nëse studioni për 2 deri në 3 orë pa pushim, gjasat janë që rezultati të mos jetë efektiv. Ju sugjerojmë të krijoni një plan studimi, psh: studioni 20-30 minuta, më pas bëni një pushim për kafe, shëtitje, apo sport. Pas pushimit përsëriteni këtë si rutinë. Rezultatet tuaja do të jenë më të larta!

  • Metoda T.E.A

    Në shkencat sociale dhe ato humanitare përdoren tre element kyç për të studiuar:

    T = Teori (e aplikuar në pyetjen e provimit)

    E = Example / Shembull (Shembulli / rastet studimore e ilustrojnë teorinë në praktikë dhe ndihmojnë në mbështetje të përgjigjes suaj)

    A = Autori (Studiues, profesorë, shkrimtarë, ekspertë, etj. që lidhen me tematikën e pyetjes)

    Në këtë mënyrë, do të keni një paketë për çdo koncept dhe kapitull të lëndës.

  • Ushqehuni shëndetshëm, bëni aktivitete fizike – Truri juaj gjatë studimit ka nevojë për elementët ushqimorë të domosdoshëm për të qëndruar energjik. Ndër ushqimet e sugjeruara janë sallata, peshku, veza, etj. Kryeni aktivitet fizik, si: palestër, not, vrap, etj. Kështu do të ndiheni energjik dhe aktiviteti fizik do të ndihmojë në proceset konjitive. Përpiquni të zgjoheni herët në mëngjes, sepse studimet tregojnë se ky orar është më efektiv sa i përket përqendrimit të trurit.

Recent Posts

Recent Posts

Informohuni për evente, kurse dhe mundësit e studimit jashtë vendit duke u regjistruar ne buletinin e informacioneve

Become Part of LEA EDUCATION to Further Your Career.