5 Aplikacione që iu shërbejnë të jeni eficent

Studimi dhe përsëritja e vazhdueshme e mësimeve është padyshim mënyra më e mirë për të patur rezultate të larta akademike. Çdo student ka një mënyrë unike organizimi të studimeve, duke përdorur blloqe shënimesh, nënvizim me lapsa me ngjyra, etj. Zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur krijimin e aplikacioneve, të cilat ndihmojnë në marrjen e shënimeve, krijimin e kllasterave, etj. Ja cilat janë disa aplikacione më të shkarkuara nga studentët ndërkombëtar:

  • Evernote – Nëse doni të keni shënime të organizuara siç duhet, atëherë Evernote është aplikacioni që ju nevojitet. Ju mund t’i klasifikoni leksionet dhe shënimet e marra në kapituj, të ruani foto, video, apo dokumente që lidhen me temën tuaj. Për më tepër, këto shënime mund t’ua dërgoni lehtësisht miqve tuaj, profesorëve, etj.

  • Wunderlist – Ky aplikacion ju lehtëson organizimin e aktiviteteve tuaja, leksioneve, ditëve të provimeve, etj. Duke vendosur datën, orën e caktuar dhe vendin ku do të ndodhë eventi, ju do të njoftoheni paraprakisht për të nga aplikacioni, i cili funksionon në këtë rast si reminder. Keni probleme me afatet kur duhet të dorëzoni projektet / detyrat në shkollë? Shënojini ato në Wunderlist dhe me shumë mundësi nuk do të harroni më!

  • GoConqr – Ky aplikacion me 4 milion përdorues në të gjithë botën, është bërë i famshë për shkak të lehtësisë që krijon në ruajtjen e leksioneve. Studentët mund të krijojnë flashcards, kllastera për koncepte të caktuara, kuice apo të dizenjojnë slajde me leksione nga fusha e tyre e studimit. Një super aplikacion, apo jo?

  • Timetable – aplikacion shërben si një orar virtual i të gjithë vitit tuaj akademik. Që nga oraret e leksioneve, laboratoreve, datat e provimeve, afatet për dorëzimin e detyrave, projektet, të gjitha këto mund të ruhen në Timetable lehtësisht. Harroni zakonisht të ulni volumin e celularit kur jeni në mësim? Kjo nuk sjell asnjë problem tani e tutje, sepse Timetable e bën automatikisht.

  • EasyBib – është një plaftormë, e cila ju ndihmon të citoni saktë burimet në të cilat keni marrë informacione për të shkruar një ese, për punimin tuaj shkencor, etj. Nëpërmjet opsioneve që mundëson ky aplikacion, ju mund të citoni bazuar në stilin e referencës që keni përdorur në punimin tuaj, psh. APA Style, MLA, Chicago, etj.

Recent Posts

Recent Posts

Informohuni për evente, kurse dhe mundësit e studimit jashtë vendit duke u regjistruar ne buletinin e informacioneve

Become Part of LEA EDUCATION to Further Your Career.